#oranews
Në tryezën e mbajtur në bashkëpunim me aleancën për mbrojtjen e tetarit ? arti në mbrojtje të demorkacisë? kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, tha se vendi ndodhet në krizë ekonomike dhe sociale, ndërsa qeveria sipas tij është kthyer në bandë që grabit gjithçka. Kreu i opozitës tha se e vetmja zgjidhje është qeveria teknike.
Lulzim Basha: Të gjithë jemi të vetëdijshëm, unë jam i vetëdijshëm që vendi ndodhet në një krizë të thellë ekonomike, sociale dhe pa dyshim edhe politike, e cila e ka shtyrë dhe opozitën drejt një vendimi të paprecedentë, por plotësisht legjitim, moral dhe politik dhe kurajoz. Atë të largimit nga një parlament i faktuar si produkt jo i votës së qytetarëve, por bashkëpunimit sistematik dhe të shtrirë në territorin e vendit, mes kupolës drejtuese të një partie politike dhe kupolës drejtuese të krimit të organizuar në Shqipëri.
Në vlerësimin tonë kriza politike kërkon një zgjidhje akute, e cila mund të kalojë vetëm përmes kthimit të vullnetit të popullit, kthimit të zgjidhjes tek populli me zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe natyrisht hedhjes së një sërë hapash paraprak në këtë drejtim. Së pari krijmin e një qeverie tranzitore pa njerin përgjegjës për asgjësimin e procesit zgjedhor dhe proceseve politike dhe për kthimin e qeverisë dhe shtetit në një bandë që i shërben interesave të disa bandave."
Para artistevë dhe përfaqësisë së shoqërisë civile Basha foli dhe për lënjën e mandateve.
"Pala tjetër do ta shesë si përplasje por nuk është e tillë është kauzë jetike dhe hapi që kemi bërë ne është për tu reshtuar krah njerëzve."
Një nga ish themeluesit e PS-së e me pas LSI-së, kompozitori, Limos Dizdari, ishte pjesë e tryezës ndërsa e quajti nismën e Bashës si një fillim të mbarë. Por ai nuk i kurseu shqetësimet për opozitën, ndërsa tha se shumë oligark kan dalë edhe nga ky krah.
Dizdari, komentoi edhe vendimin e PD për djegien e mandateve.
Ndërsa shkrimtari Edmond Tupja, e cilësoi Ramën diktator që ka frikë nga teatri.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/basha-duhet-qeveri-teknike-te-dal-nga-kriza?fbclid=IwAR2KUaUY-GeQAixeEN6WLfaJ8w658e1nZF3PBz5YJun6qFCToogPvoC6eKc
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz