Në kërkim të bosëve të kokainës - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2019-03-17

Views 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Pas bllokimit të 613 kg kokainë të kapur në kontenierin me banane në Maminas, prokurorë të krimeve të Rënda dërguan letërporosi në 5 shtete, për të mbledhur informacion mbi emrat që dyshojnë se janë porositës së ngarkesës.Përfaqësues të akuzës i kërkuan homologëve në Itali, Belgjikë, Gjermani, Holandë dhe Francë, të dhëna për 20 emra të skeduar në vendin tonë si krerë të organizatave kriminale, disa prej të cilëve ndodhen aktualisht në burg.Në përgjigjet e kthyera pak javë më parë, mësohet se për këta persona agjencitë e huaja ligjzbatuese kanë konfirmuar se nuk janë të skeduar apo të hetuar në territoret e tyre për aktivitete të jashtëligjshme.Por, dyshimet që prokurorët e Krimeve të Rënda kanë për përfshirjen e emrave të bosëve të krimit në trafikun e sasisë rekord të sekuestruar në shkurt të vitit të shkuar në Maminas, bëri që ti drejtohen me letërporosi edhe Shërbimeve Sekrete po në këto shtete për zbuluar nëse kanë dijeni apo informacion për aktivitetet e tyre.

Share This Video


Download

  
Report form