Tirana ka lënë pas pamjet e dhunës së protestës së djeshme. Qytetarë kanë dalë sot në rrugët dhe sheshet e Tiranës për të festuar ?Ditën e Verës?. Të favorizuar edhe nga koha e ngrohtë qytetar të të gjitha moshave, nga fëmijët e deri tek të moshuarit kanë vërshuar në Sheshin ?Skënderbej?, Bulevardin ?Dëshmorët e Kombit? apo në kodrat e Liqenit Artificial, ku i janë bashkuar aktiviteteve të shumta festive të organizuara nga Bashkia Tiranë.