#tvora
Çmimi i karburanteve në Shqipëri ka shënuar një rritje të menjëhershme me 5 lekë për litër, duke treguar qartë mungesën e kontrollit mbi rezervat e detyruara të karburanteve prej kompanive.
Detyra për këtë i është ngarkuar Ministrisë së infrastrukturës dhe Energjisë, por mesa duket kreu i këtij institucioni Belinda Balluku nuk i ka kushtuar vëmendjen e duhur.
Shtrenjtimi ka ndodhur për shkak të ndryshimeve në bursa. Por ekspertët shprehin shqetësimin se në rastin kur ka ulje në tregjet ndërkombëtare në Shqipëri reflektohet me vonesë.
Ndërsa qytetarët ankohen se kostot janë shumë të larta për ti përballuar.
Taksist: "Ne që jemi taksistë na rëndon më shumë se gjithë të tjerëve. Jemi të lidhur me naftën. Është absurde."
Që prej disa ditësh në të gjitha pikat e tregtimit me pakicë të karburanteve në kryeqytet konstatohet se një litër naftë kushton 176 lekë nga 171 që ishte më parë. Operatorët e tregut e justifikojnë rritjen e çmimit të naftës me ndikimin e tregjeve ndërkombëtare ku një fuçi naftë kushton 67 dollarë nga 50 që ishte më parë. Ndërkohë që shqiptarët vazhdojnë të paguajnë çmimin më të lartë të naftës në rajon dhe ndër më të lartat në Evropë. Kjo pasi institucionet kujdesen për të shtuar numrin e taksave por jo kontrollin për spekulimet me çmimet.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/karburantet-pa-kontroll-cmimi-rritet-5-leke-liter
Follow TV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz