Rudina - Zaimina Vasjari rrefen eksperiencen e saj si nene e Khloes! (18 mars 2019)

RTV KLAN 2019-03-19

Views 10

www.tvklan.al Emision info-argetues nga Rudina Magjistari ne KLANHD & TVKLAN; Ajo është një nga personazhet e njohur të showbizit shqiptar. Por duket se prej kohësh, Zaimina Vasjari i është dedikuar jetës familjare dhe vajzës së saj Khloe, e cila tashmë ka mbushur 1 vit.

Sot ajo ishte e ftuar në emisionin ?Rudina? në Tv Klan, nga ku tregoi detaje rreth jetës private. Vasjari u shpreh se vajza ka mbushur jetën e saj dhe se është penduar që nuk është bërë nënë më herët. Ajo po ashtu tregoi se lindja e vajzës nuk qe në mënyrë natyrale dhe se pengu i saj është që nuk përjetoi momentet e para të lindjes së vajzës.

?Jam penduar që nuk jam bërë nënë më herët, jam treguar egoiste me veten time, nuk e mendoja që fëmija do të sillte një ndryshim jashtëzakonisht të bukur. Mendoja se s?do kisha mundësi të merresha me gjërat e mia. Lindja nuk ishte natyrale dhe më ka mbetur peng, sepse do doja ta kisha parë Khloen që në momentin e parë që lindi, të qarën e parë. Do doja të ishte kujtim. Por kur kam hapur sytë, gjëja e parë që kam thënë ka qenë: Dua vajzën?, tha ajo.

Vasjari po ashtu tregoi edhe momente nga shtatzënia dhe tha se për të ka qenë gëzim i madh që ishte vajzë, ndërkohë që bashkëshorti i saj ishte mërzitur pasi ishte përgatitur që do të bëhej prind i një djali.

?Unë u gëzova shumë, por Klodi u mërzit pak. Ai kishte bindur veten ende pa e parë gjininë e bebes se do të bëheshim prindër të një djali. Madje edhe shoqërinë e tij e kishte mbushur me këtë lajm. Dhe ndonjëherë kur takoja shoqërinë e Klodit më thonin: ?Urime për çunin?. Pastaj zbuluam që ishte vajzë dhe unë u kënaqa shumë. Por unë i dua fëmijët dhe dua një familje të madhe, kështu që do kemi edhe fëmijë të tjerë. Nuk jam vonë dhe do ta provojmë edhe për djalin?, tha Vasjari.

Zaimina Vasjari ka kohë që i është përkushtuar jetës private dhe ka qëndruar larg projekteve muzikore. Por sot në emisionin ?Rudina? në Tv Klan tha se muzika i përket të shkuarës së saj. Vasjari pranoi se muzika për të ka qenë vetëm pasion dhe se nuk mund të vazhdojë të insistojë në diçka që nuk e ka pasur talent.

?Më thonë njerëzit kur do kthehesh në muzikë? Kur do bësh një këngë të re? Them o Zot si kam harxhuar kohën e jetës time dhe jam marrë me muzikë. Më ka dhënë kënaqësi për moshën që kisha, por nuk do të rikthehem më në muzikë, sepse është diçka që ka kaluar. Ndihem shumë herë më mirë në biznes. Kam hequr dorë nga muzika dhe më vjen keq kur e shoh veten nëpër videoklipe dhe këngët që kam pasur, por e justifikoj me moshën. Unë e kam pasur pasion muzikën, nuk kam qenë këngëtare e jashtëzakonshme dhe të insistosh në diçka që nuk është se e ke talent apo që je e prirur për këtë gjë? Ky është realiteti dhe unë e kuptoj këtë gjë. Nuk kam çfarë t?i jap më muzikës unë. Në atë moshë kam qenë në rregull, doja të isha në ekran?, tha Vasjari.

Share This Video


Download

  
Report form