TV Ora - Fushë-Krujë, tritol shtyllës së tensionit të lartë

Ora News Lajme 2019-03-19

Views 1

#tvora

Rikthehen shpërthimet me tritol në shtyllat e tensionit të lartë në Fushë Krujë. Një sasi eksplozivi ka shpërthyer në një shtyllë tensioni në zonën e njohur si fabrika e çimentos ku kalon linja e transmetimit të tensionit të lartë. Për pasojë njëra nga këmbët është dëmtuar, por pa cënuar qëndrueshmërinë e saj.

Banorët e zonës jashtë kamerës thonë se kanë dëgjuar një shpërthim disa ditë më parë, por dëmtimi është evidentuar vetëm këtë të hënë.

Specialistët kanë nisur ndërhyrjen për riparimin e dëmtimeve, ndërsa policia po e heton ngjarjen që sipas kodit penal njihet si akt terrorist. Madje në një reagim për mediat ministria e Brendshme ka bërë të ditur se është ngritur tashmë një grup pune që po e trajton çështjen pikërisht si akt terrorist. Autorët në këtë rast rrezikojnë deri në 15 vite dënim.

Një shpërthim i ngjashëm në muajin Janar, rrezikoi të lërë pa energji gjysmën e Shqipërisë pasi u dëmtua një shtyllë e tensionit të lartë Tiranë2- Podgoricë.

Ngjarja nuk ka kaluar pa komente politike. Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, tha se dihet se kush iu bie shtyllave nga tërbimi i dëshpërimit, e njëjta dorë sipas saj e sherreve dhe rrëmujave.

Ndërsa Taulant Balla përmes një postimi në Facebook, tha se aktet e dhunës janë të komanduara nga Basha dhe Berisha, sikurse rikthimi tek tritoli ndaj shtyllave të tensionit të lartë.

Nga ana e saj Partia Demokratike shprehu neveri ndaj deklaratave të socialistë. PD dënon shpifjet sipas saj djallëzore që rrisin konfliktin në vend.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/fushe-kruje-tritol-shtylles-se-tensionit-te-larte

Follow TV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Share This Video


Download

  
Report form