TV Ora - Njësia antiterror përplaset me prokurorinë e Shkodrës për kryqin serbo-malazez

Ora News Lajme 2019-03-19

Views 0

#tvora #kryqishkoder
A duhet hetuar për nxitje të urretjes etnike ceremonia e mbajtur në tetor të vitit të kaluar në Gajtan të Shkodrës, ku u vendos edhe ky kryq gjatë përkujtimit të ushtarëve serbo malazesë të vrarë në vitet 1912-1913 në Shqipëri.

Qëndrimet e kundërta për ngjarjen kanë përplasur njësisë e Antiterrorit në policinë vendore dhe prokurorisë së Shkodrës

Policia thotë që po, por organi i akuzës nga ana tjetër e ka mbyllur hetimet.

Palët janë vënë përballë tashmë në Gjykatën e Shkodrës. Sipas prokurorit Ermir Lelçaj nuk ka prova të mjaftueshme për veprën penale të nxitjes së urrejtjes etnike dhe se policia si institucion shtetëror sipas organit të akuzës nuk mund të jetë kallëzuesi por duhet të jetë ndonjë individ.

Specialistët e antiterrorit kanë hedhur poshtë këto pretendime dhe nuk janë pajtuar me këtë qëndrim duke i treguar prokurorit të gjitha fotografitë e asaj ceremonie apo edhe kronika dhe artikuj të mediave dhe duke i thënë se policia mundet të jetë në rolin e kallëzuesit.

Sipas burimeve në këtë seancë ka patur edhe debate të forta dhe qëndrime diametralisht të kundërta për këtë çështje me rëndësi të madhe kombëtare.

Sipas burimeve nga ana saj bashkia Shkodër shkresës se a është ndërtim pa leje kryqi serbo-malazez në fshatin Gajtan i është përgjigjur se nuk ka dijeni, çka nënkupton se ai memorial është ndërtuar pa lejen e institucioneve vendore.

Tashmë do të ketë edhe seanca të tjera për të pritur nëse gjykata e shkallës së parë në Shkodër do të rihapë apo jo hetimet për këtë çështje.

Cermonia ishte organizuar nga përfaqësues të shoqatës Moraça-Rozafa, shoqatës fetare Shën Jovan Vladimiri dhe Këshilli Kombëtar serb në Malin e Zi

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/njesia-antiterror-perplaset-me-prokurorine-e-shkodres-kryqin-serbo-malazez

Follow TV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Share This Video


Download

  
Report form