#rtvora
Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule tha se Raporti i KiE e rendit Shqipërinë në vendet me standardet më të ulëta sa i përket respektimit të të drejtave të minoriteteve etnike.
Dule theksoi se duhet dialog i sinqertë politik për përmirësimin e kuadrit ligjor për minoritetet.
Vangjel Dule: "Në shtetin tonë nuk respektohen në masën që i kërkohen të drejtat e pjestarëve të minoriteteve etnike. PBDNJ i drejtohet qeverisë por edhe klasës politike në vendin tonë se Shqipëria ka nevojë për instituticionalizimin e një dialogu permanent dhe të sinqertë midis strukturave shtetërore dhe qeveritare me qëllim që të plotësojë kuadrin ligjor, të amendojë dhe ta përmirësoj atë që të përputhet me standardet e respektueshme në juridiksionin e Këshillit të Evropës dhe Bashkimit Europian.
Të ngrihen të gjitha instrumentet e nevojshme në nivel lokal dhe qendror që do mundësojnë këtë dialog por edhe implementimin e legjislacionit. Duhet kultivuar ai vullnet politik, i cili në masë të konsiderueshme mbetet negativ ose inekzistenc në lidhje me respektimin e të drejtave të minoriteteve. Fatkeqësisht jemi vendi me standartet e të ulta të respektimit të drejtave të tyre. "
Një ditë më parë, në opinionin e tij për Shqipërinë, Komiteti Këshillues i Këshillit të Europës për Konventën mbi Mbrojtjen e Minoriteteve Kombëtare, i kërkoi Tiranës të bëjë funksional ligjin vendas mbi mbrojtjen e pakicave kombëtare nëpërmjet miratimit të një legjislacioni shtesë.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/vangjel-dule-jemi-vendi-me-standartet-e-te-ulta-te-respektimit-te-te-drejtave-te-minoriteteve
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz