Gati për trafik në Itali, bllokohen mbi 300 kg kanabis dhe 2 gomone në Vlorë

Report TV 2019-03-20

Views 1

Polica kufitare, Delta Forcë, drejtoria e qarkut Vlorë dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda kanë finalizuar një operacion në Karaburun duke sekuestruar 328 kg kanabis dhe 2 gomone, ndërsa janë arrestuar 10 persona, mes tyre Elton Muco 40 vjec si dhe Olsi Ylli 30 vjec që u gjetën në vendin e ngjarjes, pasi po ruanin lëndën narkotike. Sipas policisë kufitare droga ishte e fshehur në gjirin e Petrunës dhe priste për t'u ngarkuar dhe me pas transportuar drejt Italisë. Organizatorët e grupit kriminal janë; E. Ç. 35 vjeç dhe A. Gj. 22 vjeç nga Vlora të arrestuar. Policia thekson se operacioni u finalizua me sukses pas një hetimi të gjatë me metoda speciale, si dhe pas 72 orësh gjurmim, ndjekje dhe gjetjen e mjeteve lundruese, të lëndës narkotike. Në këtë operacion policor janë përfshirë rreth 80 forca policore. Operacioni u zhvillua në kuadër të procedimit penal nr.156 të vitit 2018, të drejtuar nga Prokurorët e Prokurorisë për Krime të Rënda, Anton Martini dhe Manjola Kajana, procedim i regjistruar për trafik droge, pasi 29.08.2018 në bashkëpunim me autoritetet italiane, janë sekuestruar në brigjet e Italisë 700 kg kanabis dhe 1 gomone e cila shërbeu për trafikimin e lëndës si dhe u arrestuan shtetasit A.R dhe D.K.

Share This Video


Download

  
Report form