#tvora #protesta21mars
Protesta e opozitës para Parlamentit ka zënë vend në diskutimet e deputetëve të mazhorancës dhe atyre të opozitës. Madje për shkak të tubimit, një numër i madh deputetësh të mazhorancës kanë marrë fjalën në një garë nervash me tubuesit. Kreu i grupit të PS Taulant Balla u shpreh se demostratat e PD dhe aleatëve të saj nuk mbështetën nga ndërkombëtarët pasi kërkojnë të vijnë në pushtet me anë të dhunës.
Taulant Balla: ''Ata që vranë protestuesit para 8 vitesh sot kërkojnë të vijnë në pushtet përmes forcës dhe dhunës. Politikanët e vjetër të frikësuar nga drejtësia e re që po vjen janë bërë gjithë bashkë.''
Më i ashpër për të dyja kampet politike ka qënë deklarata e Myslim Murrizit, i cili i kujtoj kryetarëve të partive qe janë fajtorë për inkriminimin e parlamentit.
Myslim Murrizi: ''Ju vepruat me këtë ligjin e fashmëm që folët prap në 2008 thatë që do të sjellim intelektual në këtë sallë. Ku i keni? 19 veta kanë lënë sallën. Sa kanë ardh kanë votuar këtu kur cifti ambasador rrok qafën. Kanë ardh edhe me pranga nëpër duar. Ndaj unë them që për ligjin zgjedhor duhet t'i cojmë zgjedhjet tek zgjedhësit'. Jam kundër çdo qeverie që tallet me qytetarët. Boll u tallëm me shqiptarët si ata brenda në parlament ashtu dhe jashtë. Kryetarët vendosën të parët në lista servilët e tyre"
Në seancë ka marë pjesë dhe Rudina Hajdari, ku me tone të ashpra kritikoi klasën politike.
Rudina Hajdari: ''Politika 28 vjecare nuk është vetëm një model keqqeverisje, por një armik i urryer i qytetarëve dhe interesave të tyre.''
Madje ajo e konsideroi dorëzimin e mandateve si tentative për të afruar ndryshimin e pushtetit.
Rudina Hajdari: ''Dorëzimi i mandateve në bllok për të detyruar, për të shpejtuar një kalim të pushtetit nuk është gjë tjetër përveç një përshkallëzimi ekstrem i sjelljes politike të këtyre 28 viteve.''
Në një situatë kur në Parlament janë 14 deputetë të rinj që vijnë nga radhët e opozitës, sërish PS i ka bërë thirrje Bashës për të ulur në dialog me mazhorancën.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/murrizi-boll-u-tallem-me-shqiptaret-si-ata-brenda-e-jashte-parlamentit
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz