Janë betuar ditën e sotme deputetët e LSI-së të cilët morën mandatin dje nga Komisioni Qëndror Zgjedhor.
Ralf Gjoni, kandidati i LSI-së në qarkun e Tiranës Nimet Musai kandidati i LSI-së në qarkun e Fieri dhe Enada Koçiraj kandidate e LSI-së në Vlorë u betuan ditën e sotme në nisje të seancës së Kuvendit.
Mandatimi i tyre ka çuar në 96 numrin e deputetëve në Kuvend, 11 kandidatë janë betuar gjatë dy seancave të mëparshme dhe tre deputetë, Mylsim Murrizi, Lefter Koka dhe Rudina Hajdari nuk hoqën dorë nga mandati.