http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Për të promovuar kulturën e paqes në sheshin skëndërbej u zhvillua, një event domëthënës ?Daullet për paqen?. Erion VEliaj u shpreh se sot më shumë se kurre shqiptaret kane nevoje per mirekuptim.?Më pëlqen shumë ideja e daulleve të paqes, ndërkohë në të gjithë botën sot, edhe në Shqipëri, por edhe në Francë, ka shumë njerëz që i bien daulleve të sherrit, daulleve të dhunës, daulleve të përçarjes, daulleve të stërkëmbëshave, daulleve që zgjojnë ndjenjat më të këqija të njerëzimit. Pyetja që kemi sot është: cilave daulle u biem? Daulleve të engjëjve apo daulleve të djajve? Daulleve të paqes apo daulleve të luftës e të sherrit? Unë besoj se sot kemi nevojë më shumë për këtë mirëkuptim dhe paqeVeliaj u shpreh se ështe optimist për të ardhmen pasi cdo dite e me shume po investohet në frymën e bashkëpunimit.?Ashtu siç është shprehja franceze se vllazëria, barazia dhe liria janë tre shtyllat e një stoli, i cili s?mund të qëndrojë as me një këmbë, as me dy këmbë, por me tre këmbë, dhe besoj se për këto tre shtylla kemi nevojë më shumë në Shqipëri. Vërtet ndodhin gjëra dekurajuese: ti ndërton, dikush shkatërron, ti ndërton, dikush thyen, ti ndërton, dikush prish. Por, kur shikoj fëmijët që janë këtu sot, e jo vetëm këtu, por në të gjithë Tiranën dhe gjithë Shqipërinë, më jep shumë shpresë fakti se po vjen një gjeneratë e re që e merr paqen seriozisht?.Kryebashkiaku Veliaj vlerësoi se edukimi dhe përgatitja e gjeneratës tjetër, jo vetëm brenda orës së mësimit, por edhe me aktivitete në komunitet, është shembulli më i mirë për atë çfarë duhet të jetë arsimi sot.