Një aksident i rëndë ndodhi ditën e sotme në Krastë të Tepelenës, ku për pasojë humbi jetën një vajzë 18-vjeçare. Ajo udhëtonte në një automjet tip Volksëagen me të fejuarin e tij, ku u përplasën me një furgon pasagjerësh i linjës Sarandë-Elbasan, duke lënë të plagosur tetë prej tyre.
Edhe i fejuari i saj 26-vjeçari Sokol Brahimi nga fshati Toç i Memaliajt mbeti i plagosur rëndë nga përplasja.
18-vjeçarja Shqiponja Xhaferri u gjet nga policia thuajse pa shenja jete në vendin e ngjarjes, u fut fillimisht në reanimacionin e Spitalit të Gjirokastrës, dhe më tej u transportua me helikopter në Spitalin e Traumës, ku edhe ndërroi jetë.