Gazetarja e emisionit 360 gradë, i cili transmetohet në Alsat, Sllavica Filipovska është fituese e çmimit të pare në konkursin ?Nikolla Mlladenov? të Institutit Maqedonas të Mediave për storjen më të mirë hulumtuese. Filipovska, çmimin e mori për një cikël storjesh në të cilat u zbulua detaje të panjohura për kemikatin e rrezikshëm Lindan, të cilin në të kaluarën e ka prodhuar ?Ohis?. Hulumtimi i gazetares Sllavica Filipovska zbuloi se një pjesë e vendit të quajtur Pelenica mbi lagjen Draçevë të Shkupit është në fakt deponi e harruar përplot me materie helmuese dhe se hetimet mjekësore kanë dëshmuar për rritje të nivelit të Lindanit në gjakun e vajzave të reja. Çmimin e dytë e mori gazetarja e të përditshmes ?Koha? Evis Halili Memedalija për një sërë storjesh për keqpërdorimet në programin kombëtar të kulturës. Çmimin e tretë e mori gazetarja Vesna Kollovska për storjen hulumtuese për borxhet e komunave. Çmimi ?Nikolla Mlladenov? ndahet për të 18-ën herë më radhë, ndërsa këtë vit konkurruan 30 autorë m 45 storje.