#rtvora
Në këtë lokal, në një cep të Tiranës mund të konsumosh kafen më të veçantë, ashtu sikurse janë edhe nevojat e këtyre të rinjve që shërbejnë.
Amelia ka lindur me një kromozom plus, farë i ka dhuruar një jetë ndryshe nga bashkëmoshatarët e tjerë.
Sot është 19 vjeç dhe pavarësisht jetës jo të lehtë, nuk është ndalur të plotësojë dëshirat e saj.
"Kam qejf të sfiloj. Në shkollë e kaloj kohën shumë mirë. Lënda ime e preferuar është letërsia.Gjëja që më pëlqen më shumë është kërcimi".
Valentina, aftësitë ndryshe të djalit të saj, Xhonit, i ka kthyer në forcë.
"E lodhshme por edhe e kënaqshme sepse ndjen kënaqësi.Edhe pse është 15 vjeç ne jemi shokë".
Ajo rrëfen se fillimet nuk kanë qenë të lehta pasi mungonte edhe aksesi në informacion.
Sot ajo shërben si model frymëzimi për të gjitha nënat që përballen më të njëjtën situatë.
"Kam lindur shumë herët që në 2004 dhe nuk dinim asgjë se çfarë do të thotë fëmijë me sindromën down.Nuk kishte terapi dhe asgjë. Rrimë me njëri-tjetrin, flasim me njëri-tjetrin. Edhe pse disa gjëra ai nuk mund ti shprehë, por me atë të veten shprehet".
"Zbulojmë ngjyrat e jetës fshehur pas një kromozomi shtesë", është motoja që shoqëron këto persona për të mos hequr dorë nga ëndrrat dhe pasionet e tyre.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/zbulojme-ngjyrat-e-jetes-nje-kromozom-teper-nuk-mund-te-pengoje-endrrat
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz