http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka zbutur tonet në lidhje me taksën 100% kundrejt mallrave serbe. Gjatë ceremonisë së fillimit të punimeve në rrugën Prishtinë- Mitrovicë ai është zotuar se do të punojë fort për tregtinë e lire mes dy vendeve.Ramush Haradinaj: ?Është një arterie që mund të lidhë ekonominë e vendit tonë me ato të vendeve fqinje, pra me ekonominë e Serbisë. Interesi ynë është që të jetojmë në një Ballkan ku të gjithë janë të lirë, të respektuar, ku të gjithë e njohin njëri tjetrin në kufijtë e vet, në të drejtat e veta edhe njëkohësisht një tregti e lirë. Për të arritur në këtë pikë ne duhet të përmbushim përgjegjësitë tona.?Haradinaj gjithashtu i ka bërë apel ndërkombëtarëve që të ndihmojnë Kosovën dhe Serbinë në arritjen e një marrëveshje që do tu jepte fund ndasive mes dy vendeve.?I bëj thirrje partnerëve tonë, BE dhe SHBA që të na ndihmojnë në çështjet që i kalojnë kapacitetet tona. Që më në fund të arrihet një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë për njohjen reciproke. Të hiqen të gjitha pengesat në mënyrë që shkëmbimet tregtare dhe ekonomike të ndodhin lirshëm?.Vendimi i qeverisë së Kosovës për taksen 100% për mallrat serbe ka rritur edhe më shumë tensionet mes dy vendeve. Tarifa është bere pengese për vijimin e dialogut ndërsa Brukseli dhe Uashingtoni kane ber vazhdimisht apel për heqjen e saj.