#rtvora #Tirane
Konflikti mes familjarëve dhe pronarit të shtëpive tek "Petro Nini", ka marrë fund pasi është nënshkruar një marrëveshje për strehimin e tyre. Në marrëveshjen e re familjarëve iu dhuruan dy shtëpia 150 dhe 160 metër katror, tek Liqeni i Thatë dhe Kopështi Botanik.
Mbyllet historia e përplasjeve për pronësinë e shtëpive pranë shkollës ?Petro Nini?, në kryeqytet.
Pas skenave të pazakonta të para pak ditëve më parë, dy palët që ishin në konflikt kanë rënë dakord, dhe pranë një notereje në Tiranë pikërisht në festën e Sulltan Novruzit, kanë nënshkruar marrëveshjen ku familjeve i janë dhuruar dy hyrje.
Hyrjet janë dhuruar nga Aleksandër Gavoçi, 150 m2 tek Kopështi Botanik dhe 160 m2 tek Liqeni i Thatë.
Në një deklaratë për media, përfaqësuesi i familjeve Luan Llapaj dhe dy avokatët deklaruan se konfliktet kanë ndodhur si pasojë e politikave të shtetit për pronat, shtëpitë do të lirohen në momentin që banesat e reja do të përfundojnë dhe do të behën pronarë të tyre.
Llapaj: Fajin e ka shteti që tokën dhe oborrin o të ma jepte mua, o atij. Nuk kishte fare konflikt.
Avokati: Problemi ishte shteti. Falë ndihmës së mediat por edhe dashamirësisë së zotit Gavoçi u arrit të mundësojmë këtë marrëveshje.
Gjithashtu në një prononcim për mediat dhe përfaqësuesit e Aleksandër Gavoçit u shprehën se kanë arritur marrëveshjen me familjarët, ndërsa nga Gavoçi i është ofruar dhe herë të tjera zgjidhje.
Avokati: Sot është arritur kjo marrëveshje, shpresoj që palët të mos tërhiqen.
Përplasja mes familjarëve, përmbaruesve dhe policisë u regjistrua me 11 mars, ndërsa opinioni publik u njoh me pamje të pazakonta.
Për këtë përplasje dhe sjellje të policisë, u shkarkua dhe Drejtori i Policisë së Tiranës, ndonëse më herët kishte kërkuar të transferohej në një detyrë tjetër.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/fund-i-lumtur-te-petro-nini-familjareve-ju-dhurohen-dy-shtepi
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz