RTV Ora - Nëna e Bleona Matës: Shpresoj që Britania të më sjellë gëzimin e madh

Ora News Lajme 2019-03-29

Views 10

#rtvora

Kanë kaluar 9 vite nga humbja e Bleona Matës. Ajo sot është 16 vjeçe dhe ende nuk dihet fati i saj.

Por publikimi i një imazhi sesi mund të jetë tani Belona dhe lajmi se Britania do të nisë kërkimet shtuan shpresat e nënës së saj për gjetjen e vajzës.

Bukurie Mata: "Shpresa vdes e fundit. Mezi pres të kthehet në krahët e mi dhe të vëllait të saj. Ai është shumë i prekur nga ngjarja sepse ishin si binjakë, kishin vetëm 1.5 vite diferencë dhe në momentin që e rrëmbyen Bleonën e morën nga krahët e të vëllait, ishin të dy së bashku. Të dy janë të rritur tani, dua të përqafojnë njëri-tjetrin. Shpresoj që Britania e Madhe të na sjellë gëzimin e madh e të presim Bleonën, ta marrim në krahët tonë. Boll kemi vuajtur 9 vite."

Bukurie Mata tha se Identikiti ishte shumë i ngjashëm me Bleonën.

Bukurie Mata: "Ka shumë ngjashmëri. Por të marrësh foton time është e njëjta me Bleonën. Kemi ngjashmëri, tek sytë, tek flokët, tek balli. Me këtë foto kam besim të madh që mund të na kthehet vajza. Kur e pashë sikur e kam rritur unë, sikur e kam pasur në krahët e mi, sikur po e ledhatoj."

Ajo shtoi shteti shqiptar nuk ekziston pasi sipas saj kriminelet janë ende të lira ndërsa Bleona vazhdon të jetë e zhdukur.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/nena-e-bleona-mates-shpresoj-qe-britania-te-me-sjelle-gezimin-e-madh
Follow RTV Ora

Subscribe To "RTV Ora" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS