http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Federata Shqiptare e Futbollit ka ndërprerë zyrtarisht bashkëpunimin me trajnerin Christian Panucci. Lajmi u be i ditur nga vete FSHF nepermjet nje njoftimi te shperndare per mediat paraditen e kesaj te shtune. ?E falenderojmë trajnerin Panucci për punën e zhvilluar deri më tani dhe i urojmë suksese në vazhdimin e karrierës?, thuhet ne njoftimin e federates. Shkarkimi i teknikut italian erdhi pas humbjes se te premtes ne mbremje kunder Turqise ne Shkoder me rezultatin 2 me 0 ne ndeshjen hapese te eleminatoreve te euro 2020. Ekipi kombëtar në ndeshjen e dytë zyrtare eliminatore kundër Andorrës në transfertë do të drejtohet nga Ervin Bulku dhe Sulejman Mema, si edhe pjesa tjetër e stafit aktual.