Report Tv Ekskluzive - Gramsh, fjalët e fundit që djali i tha nënës para se të mbyste në gjumë gruan

Report TV 2019-04-11

Views 5

Elvin Hysa 32-vjeç para dy ditësh mbyti gruan e tij 31-vjeçaren Gurie Hysa me të cilën ka tre fëmijë. Pranë mesnatës, pak para se të flinin ata kanë pasur debate të forta në dhomën e tyre mbi dyshimet e burrit se gruaja e tradhtonte, ndërsa më pas 32-vjeçari e mbyti në gjymë.

Pas ngjarjes, nëna e autorit ka folur në një intervistë për Report Tv. Sanije Hysa shprehet për Report Tv, se i biri kishte çrregullime mendore dhe trajtohej me ilaçe.

Sipas saj, çifti prej kohësh kishte konflikte, pasi autori dyshonte se e shoqja e tradhtonte dhe për këtë konflikt ishte në dijeni edhe familja. Çifti jetonte në kushte shumë të vështira ekonomike, në një shtëpi thuajse të rrënuar, ndërsa janë prindër të tre fëmijëve.

Share This Video


Download

  
Report form