Për herë të parë kryetari i PD-së, Lulzim Basha u paraqit në derën e prokurorisë së Tiranës për një hetim të nisur prej viti e gjysmë mbi dyshimet e arsyeshme se ka fshehur financimin prej 650 mijë dollarë në SHBA për fushatën e elektorale të vitit 2017. Basha suprizoi me deklaratën e tij se hetimin e kërkoi vetë PD-ja dhe këmbënguli që nuk ka shkelur ligjin.
Por në një reagim të parë për këtë hetim prokuroria e Tiranës zbulon dy letër porositë që kanë ardhur nga SHBA dhe Skocia duke thënë se i gjithë hetimi është bazuar në prova që faktojnë se Partia Demokratike e ka fshehur financimin në këtë vlerë të madhe duke deklaruar në formularin e financimeve të fushatës për partinë vetëm 25 mijë dollarë dhe jo shumë prej 650 mijë dollarësh. Përveç Bashës sot dëshmuan edhe Gazment Bardhi, Ilir Dervishi, dhe Arben Ristani në prokurori.
Prokuroria e Tiranës deklaroi sot se njëra nga këto pagesa rezulton të jetë bërë nga "Biniatta Trade". Por kush është kjo shoqëri? ?Biniatta Trade LP? rezulton e regjistruar në Edinburg të Skocisë dhe është në pronësi të një zinxhiri kompanish të regjistruara në Belize, një shtet i Amerikës Qendrore i njohur si ?parajsë fiskale?. ?Biniatta Trade LP? është një partneritet i krijuar nga dy kompani: ?Asverro Corp? dhe ?Liminez Commerce?. Pronarët e vërtetë që qëndrojnë pas ?Biniatta Trade LP? janë Victoria Valkovskaya dhe Natasha Radysheva, që të dyja shtetase ruse (