#rtvora
Integrimi i Shqipërisë ka qenë kauza me të cilët para mediave deputetët e rinj dhe të vjetër kanë justifikuar marrjen e mandateve të lëna nga PD dhe LSI, duke dalë kështu kundër vendimit të partisë së tyre. 3 deputete të opozitës së re morën pjesë në punimet e komisionet të integrimit, madje duke lajmëruar se po bëhen gati për tu organizuar në një grup parlamentar të ri.
Rudina Hajdari i kërkoi mazhorancës më shumë kohë për tu njohur me draftrezolutën e Kuvendit për progresin në procesin e integrimit që Shqipëria ka bërë gjatë vitit 2018.
Socialistët e pranuan kërkesën e deputetes Hajdari duke e shtyrë për në datën 2 prill miratimin e draftrezolutës, ndërsa me 27 mars në komision do të raportojë ministri i jashtëm në detyrë Gent Cakaj.
Draftrezoluta e Kuvendit për progresin e Shqipërisë përgjatë vitit 2018 përbehet nga 12 pika ku prioritet për mbetet anëtarësimin i vendit në familjen evropiane. Në këtë dokument i kërkohet qeverisë plotësimi i kushteve të vënë nga Brukseli. Një pikë e rëndësishme është dhe kërkesa për dialog por jo jashtë parlamentit.
?Thekson se dialogu konstruktiv ndërpartiak brenda institucioneve kushtetuese është thelbësor për procesin e integrimit në BE?, thuhet në dokument.
Gjithashtu Kuvendi angazhohet të shqyrtojë me përparësi përafrimin e legjislacionit shqiptar më atë të BE-së. Në fund të këtij drafti Kuvendi i bën thirrje Këshillit Evropian që të miratojë hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë dhe vazhdimin e mëtejshëm të reformave në vend.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/rudina-hajdari-dhe-dy-deputete-te-tjera-nga-opozita-ne-komisionin-e-integrimit
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz