#rtvora
Një 27 vjeçar është ekzekutori i dyshuar i biznesmenit të Bujtinave Nard Polia në atentatin e ndodhur më 20 mars në Shkodër.
I dyshuari është identifikuar nga policia vetëm me inicialet K. S., dhe tashmë është shpallur në kërkim.
Ndërkohë tre persona që akuzohen si bashkëpunëtorë kryesore janë arrestuar nga policia lokale.
Ata janë Gilbert Toma, 26 vjeç, Kleandro Toma, 29 vjeç dhe Alfred Martini, 20 vjeç, që të tre banues në Shkodër.
Hetimet kanë treguar se ata kanë mbështetur me logjistikë dhe armatim, autorin e atentatit ndërsa kanë ndjekur viktimën, duke kryer në bashkëpunim këtë vrasje.
Gjatë operacionit policia sekuestroi 7 telefona, 17 fishekë të kalibrave të ndryshëm, një makinë të dyshuar që u përdor për atentatin, targa të ndryshme automjetesh shqiptare dhe të huaja dhe dokumente të ndryshme.
Pesë ditë pas vrasjes, policia arriti të dokumentojë me prova ligjore ngjarjen, por thotë se ende nuk e ka një motiv për krimin. Burime jo zyrtare thonë se një nga pistat kryesore të hetimit është konflikti për çështje financiare. Ndërkohë detaje të mëtejshme policia pret ta konfirmojë gjatë marrjes në pyetje të tre të dyshuarve ose pas arrestimit të autorit.
Pjese hetimit është edhe e kaluara e viktimës në Itali, ku ai rezulton i arrestuar në vitin 2011 si pjesë e një grupi kriminal të dyshuar për trafik droge dhe shfrytëzim prostitucioni në Treviso të Italisë.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/shpallet-ne-kerkim-autori-i-vrasjes-se-nard-polise-arrestohet-3-bashkepunetoret
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz