Kompania e parë e fluturimit me kapital të shtetit shqiptar ?Air Albania? do të nisë fluturimet në mes të muajit Prill, kohë kur përfundon edhe aeroporti i ri i Stambollit. Kreu i Autoritetit të Aviacionit Civil tha se destinacioni i parë i saj, me avionin e quajtur ?Lasgushi? do të jetë pikërisht Turqia, ndërsa kompania pritet të aplikojë për licencimin e avionit të dytë, që do të fluturojë drejt Londrës dhe në 3 qytete të Italisë.
?Fluturimet do të fillojnë me destinacion aeroportin e ri të Stambollit, ndërkohë kompania ka deklaruar se është në pritje të avionit të dytë që do të ketë synim destinacionet europiane. Sa i përket fluturimeve, kompania ka thënë se do të jenë në disa aeroporte në Itali, Romë, Milano, Bolonja dhe Londër?.
Fluturimi i avionit me flamurin shqiptar do të sjellë ulje të çmimit të biletave për qytetet ku do të zbresë. ?Air Albania? ka përfunduar tashmë të gjitha procedurat e certifikimit dhe licencimit të ekuipazhit, regjistrimit të avionit Airbus 319-132 si dhe u lëshua Certifikata e Vlerësimit të Vlefshmërisë Ajrore nga organizata europiane.
?Kemi lëshuar certifikatën e operimit për kompaninë ajrore mbajtëse të flamurit ?Air Albania?. Ky është finalizimi i një procesi intensiv dhe rigoroz të certifikimit të një kompanie ajrore shqiptare, për kryerjen e operimeve komplekse të transportit të sigurt të pasagjerëve.?
Kompania Air Albania u regjistrua si kompani në Shtator të vitit 2018, 10% të aksioneve të saj i ka kompania shtetërore Albcontrol, 49% janë në pronësi të Turkish Airlines dhe 41% në pronësi të MDN Invest.
Tv Klan