#rtvora
Policia e Shkodrës ka ngritur dyshimet se biznesmeni i Bujtinave Nard Polia është ekzekutuar me vrasës me pagesë.
Ndërsa tre personat e arrestuar si bashkëpunëtorë kryesorë për vrasjen e tij, më 20 mars në Shkodër, pas marrjes në pyetje, i kanë mohuar akuzat.
Gilbert Toma, 26 vjeç, Kleandro Toma, 29 vjeç dhe Alfred Martini, 20 vjeç, që të tre banues në Shkodër u arrestuan të hënën (25 mars) nga policia lokale. Ndërsa u shpall në kërkim autori i dyshuar i vrasjes, i identifikuar nga policia vetëm me inicialet K. S., 27-vjeç.
Si u zbuluan?
Sipas njoftimit të policisë dyshohet se këta persona kanë ndjekur gjatë gjithë ditës me mjetin tip Audi viktimën Nard Polia.
Sipas policisë, pas verifikimit të kamerave të sigurisë, e njëjta makinë është parë duke kaluar tek Ura e Mesit, në vendin ku autori i dyshuar djegu motorin tip T Max, me të cilin dyshohet se ka kryer vrasjen.
Pikërisht ishte kjo makinë që çoi policinë në ndalimin e tre shtetasve.
Mjeti tip Audi rezluton në pronësi të shtetasit Alfred Martini, një prej të ndaluarve.
Ky i fundit ka pranuar se është makina e tij por ka deklaruar në polici se këtë mjet ia ka dhënë që në mëngjesin e 20 marsit autorit të dyshuar të vrasjes K.S.
Më pas Martini deklaroi se 27-vjeçari ia ka kthyer mjetin në orët e pasdites.
20-vjeçari, së bashku me dy të ndaluarit e tjerë, Gilbert Toma dhe Kleandro Toma, kanë deklaruar se nuk kanë qenë fare në makinë.
Nga ana tjetër policia dyshon K.S., është ekzekutori me pagesë.
Pista e vrasjes - Nuk dihen ende motivet që çuan në vrasjen e 32 vjeçarit.
Pista e vetme ekzekutimit të Nard Polisë deri më tani mbetet e kaluara e tij. Para 8-9 vitesh ai është dënuar me 4 vite burg në Itali për prostitucion, trafik kokaine dhe vjedhje me thyerje të dy banesave.
Policia e Shkodrës vijon hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj vrasjeje.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/vrasja-e-nard-polise-te-arrestuarit-mohojne-akuzat
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz