http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
?Concord Group? është kompania e parë e cila fiton statusin e investitorit strategjik në turizëm. Qeveria ka vendosur ti japë këtë status, grupit ?Concord? i cili po ndërton kompleksin më të madh turistik në Gjirin e Lalzit, që njihet me emrin ?San Pietro Resort?.
I gjithë investimi kap shifrën e 90 milion eurove, ndërsa vetëm hoteli me 5 yje arrin në 36 milion euro. Për ministrin e turizmit Blendi Klosi investime të tilla që i kanë munguar tregut janë dëshmi për arritjen e sfidës 10 milion turistë.
Ky i sotmi nuk është më projekt në 3D, por është realitet pasi investimi është bërë fakt. Bëhet fjalë për investim prej 36 milion euro dhe 450 dhoma së bashku edhe me një tjetër projekt që do të realizohet këtu, Dulaku Grup dhe ?Melia? do të menaxhojë rreth 700 dhoma. Ndaj investime të tilla mua më bëjnë optimist për realizmin e objektivit tonë 10 milion turistë.- u shpreh Klosi.
Drejtuesit e ?Concord? thanë se ky investim, i pari i këtij lloji, arriti të krijojë besimin duhur tek brendet ndërkombëtare të hotelerisë siç është ?Melia Group?, i cili është emri i parë prestigjioz që u bë pjesë e tregut shqiptar.
Në fillimet e kësaj eksperience pyetja asgjësuese që na bëhej ishte, pse duhet të vijmë ne në Shqipëri, kush është investitor tjetër në vendin tuaj? Mund të them me krenari që në ishim të parët që sollëm një emër ndërkombëtar në treg dhe për pasojë të tjerët që do të vijnë do të kenë edhe më të lehtë- u shpreh Artan Dulaku, president i ?Concord Group?.
Por bashkëpunimi me ?Melia Group? i fokusuar deri më tani në dy projekte me kompaninë ?Concord?, një në Gjirin e Lalzit dhe një në Tiranë duket se nuk do të ndalet këtu. Projekti i tretë është ndërtimi i strukture akomoduese sërish në Durrës.
Ne kemi rënë dakord për një tjetër bashkëpunim këtu në gjirin e Lalzit për krijimin e një tjetër strukture akomoduese me ?Melia Mi?. Do të jetë një investim i cili fokusohet më së shumti tek familjarët. Së bashku edhe me dy projekte të tjera që kemi në jug të vendit ne do të realizojmë objektivin tonë si kompani për ndërtimin e tre mijë shtretërve deri në 2023,- tha Dulaku.
Por për arritjen e këtyre objektivave, bizneset kërkojnë që investime të tilla të shoqërohen me ndërtimin e aeroporteve të reja si dhe përmirësimin e infrastrukturës. Nga ana tjetër për drejtuesit e Melia Grup vendimi për të qenë prezent në Shqipëri rezultoi se ka qenë zgjedhja e duhur.
Shqipëria njihet si perla e re e Mesdheut, fale plazheve të bukur, natyrës, arkeologjisë, ndaj sot këtu, në këtë vend të mrekullueshëm të ?Melia Resort?, ne kuptojmë më së miri pse riviera shqiptare de të kthehet në një nga destinacionet më interesante për udhëtarët europian që duan të pushojnë. Kompania jonë operon në 45 shtete duke targetuar vendet më të mira, është kjo arsyeja pse vendimi për të ndërtuar dy hotele në vende të mrekullueshme një këtu në Durrës dhe një tjetër në Tira...