Në orën 10:00 opozita do të protestojë para parlamentit. Degët e PD-së dhe LSI-së në rrethe kanë mobilizuar simpatizantët duke i nisur me autobusë dhe makina private drejt Tiranës për tubimin para parlamentit kundër qeverisë. Nga Fieri, Berati, Lezha dhe qytete të tjera prej mëngjesit janë nisur grupe protestuesish drejt kryeqytetit.