Burg per tre te arrestuarit per vrasjen e Jurgen Kurtit

RTV KLAN 2019-05-22

Views 0

Gjykata Penale e Tiranës caktoi masën e sigurisë ?arrest me burg? për tre të rinjtë e arrestuar për vrasjen e Jurgen Kurtit. Togat e zeza vendosën të lenë në burg Elsi Levendin, Alesio Berberin, Olsi Qalliaj. Seanca ndaj tyre është zhvilluar me dyer të mbyllura, me argumentin se cënohet sekreti hetimor. Mësohet se ata sërish kanë deklaruar se nuk kanë lidhje me këtë vrasje.

Ndërkohë për vrasjen e Jurgen Kurtit, mbrëmjen e 18 Marsit është shpallur në kërkim Klodjan Bane. 38-vjeçari nga Patosi dyshohet se është personi që ka qëlluar mbi Jurgen Kurtin dhe më pas është larguar me një automjet Mercedez Benz, sëbashku me të arrestuarit.

Hetuesit kanë dyshime se të arrestuarit mund të jenë paguar për të realizuar vrasjen për llogari të dikujt tjetër. Atentatorët janë identifikua nga kamerat e sigurisë në kohën kur po ndërronin targat e mjetit, nga i cili dyshohet se u qëllua për vdekje Kurti.

Ndërsa motivi që çoi në ekzekutimin e Kurtit vazhdon të mbeten mister. Pistat kryesore të hetimit janë ato të hakmarrjes ose konflikteve të mundshme të viktimës. Jurgen Kurti u akuzua për vrasjen Agim Arapit, në Prill të vitit 2017, por familja Arapi ka mohuar të ketë gisht në vrasjen e tij. Megjithatë, djali i viktimës, Dervis Arapi, është shpallur në kërkim policor, pasi kërkohet të japë shpjegime se ku ka qenë në kohën e atentatit ndaj Kurtit.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form