http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Turi kryeministrit Edi Rama bashkia qe duam u ndal pasditen e se premtes ne Durrës. Shefi i qeverise ironizoi opozitën duke thënë se tashme protestat për te huajt janë bere si pjese e paketave turistike.Edi Rama: U thashë gazetareve italiane se Shqipëria ofron për turistet edhe protesta.Rama i kujtoi kundërshtarit te tij politike marrëveshjen e vitit 2017-te kur Partia Demokratike mori afro gjysmën e qeverise.Edi Rama: Ke pa ti qe e kapen një gjë, morën gjysmën e qeverise. E rrezuam gjysmën e qeverise tani te rrëzojmë edhe gjysmën e qeverise tha Lulzimi dhe u rrëzu vete.Kryeministri Rama mbrojti kryebashkiakun e Durrësit i cili ka qene ne shënjestër te akuzave te opozitës për lidhje me bandat dhe blerjen e votave.Edi Rama: Tani thonë foli Niçe, na u be Cija si me qene Luciano Pavaroti. Këta i nxirrnin te burgosurit me leje. Këta flasin për zgjedhje te lira e te ndershme.Bashkëbisedimi i kryeministrit me qytetaret e Durrësit ishte i mbushur me batuta.Rama quajti arritje edhe faktin qe ish-kryeministri i vendit Sali Berisha tashme nuk është pjesë e parlamentit.