Për kryetaren e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi atentati i dyfishtë sot në Shkodër është një ndër ngjarjet më të rënda të vitit, dhe sipas saj duhet të shërbejë si këmbanë alarmi për qeverinë për të kthyer vëmendjen nga situata e rendit në Shkodër që është ende në dorë të bandave.
"Sot është e shtunë. Jemi gdhirë me një ngjarje shumë të rëndë, kanë ndodhur dy vrasje në Shkodër. Kjo është shqetësuese. Kjo është një ndër ngjarjet më shqetësuese të këtij viti, kjo duhet të tmerrojë kryeministrin dhe të gjithë qeverinë. Por kjo mesa duket po tmerron vetëm shkodranët të cilët vazhdojnë prej kohësh të kërkojnë që shteti të marrë në dorë situatën.Shkodra po vazhdon të lihet në dorën e larjeve të hesapeve dhe të krimit, dhe është kjo ajo çfarë duhet të shqetësojë dhe tmerrojë kryeministrin dhe zv/kryeministrin e Shqipërisë", tha kryebashkiakja Ademi