#rtvora
665 mijë pensionistë në vend duke nisur nga e hëna do të marrin pensionin të indeksuar. Drejtori i Përgjithshëm Astrit Hado deklaroi se indeksimi i pensioneve është 2.8 % dhe tashmë ka nisur shpërndarja sipas grafikut.
Kjo rritje është bërë për të eliminuar efektin e rritjes së çmimeve të produkteve. Nëse një pensionist merr një pension prej 10 mijë lekësh në muaj, përfiton një rritje prej 280 lekësh.
Hado: Vetëm sot janë paguar 38148 pensione, të cilët të gjithë këta persona e kanë marrë pensionin të indeksuar. Pensionet minimale kanë arritur vlerën e 13753 lekë nga 13378 lekë që kanë qenë. Ndërsa pensioni maksimal ka arritur në 27 506 lekë nga 26757 lekë të reja që ka qenë.
Fondi i vënë në dispozicion është 2.3 mld lekë dhe nga ky indeksim përfitojnë të gjitha llojet e pensioneve.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/nga-sot-rriten-pensionet-me-28
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz