Aftësitë e tyre të veçanta i bashkojnë cdo ditë këta fëmijë në këtë qendër, për të kryer sa më shumë aktivitete në mënyrë që gjendja e tyre të përmirësohet. Në ditën botërore të autizmit, kur bëhet thirrje për më shumë vëmendje ndaj fëmijëve janë pikërisht prindërit e që kanë dhe thirrjen më të rëndësishme. Marsida Mera është nëna e një djali 10-vjeçar i cili është autik. Marsida përveçse tregon gjithë sfidat e përditshme jep dhe një thirrje për të gjithë prindërit, të cilët ende e kanë të vështirë të jetojnë me autizmin.
?Është një sfidë e përditshme, është një stërmundim shumë i madh por unë jam e lutmur që në cdo moment të vështirë kam gjetur forcën për tu ngritur dhe për t'i shërbyer atij fëmije. Duhet ta pranojmë që fëmija jonë është autik, ne nuk mund të luftojmë për të ecur përpara për atë fëmijë. Në asnjë moment mos u ndjeni keq për fëmijën tuaj autik. Është një dashuri e pafund? thotë Mera.
Ndërsa për mësuese Mirela Seferin të mësojë me fëmijët është pjesa më e bukur e ditës.
?Fizkultura gjithkujt i bën mirë por në rastin konkret, Halilit i bën shumë mirë. Gjë që e pasqyron edhe në klasë kur vjen, madje kur vjen në klasë më thotë hajde bëjmë dy ushtrime të vogla? tha Mirela Seferin.
Drejtoresha e Qendrës ?Të qëndrojmë së bashku? Mimoza Agalliu, përpos gjithë shërbimeve që ofron qendra shprehet ndihma e gjithë shoqërisë është më e nevojshme se asnjëherë.
?T?i japim sa më shumë mbështetje prindërve të këtyre fëmijëve, duke shërbyer të gjithë, duke dhënë secili prej nesh ndihmesën tonë, për të përmirësuar situatat e tyre? tha ai.
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu vizitoi sot qendrën ?Pëllumbat?, në kuadër të ditës botërore të autizmit. Nga kjo qendër ku trajtohen fëmijët me aftësi të kufizuar, ndër ta edhe ata me çrregullime te spekterit autik, Manastirliu u shpreh se janë lehtësuar procedurat e pagesave për këtë kategori.
?Për të gjitha ato Bashki ku këto shërbime mungojnë, apo janë të pamjaftueshme, me Fondin Social të miratuar së fundmi, do të mbështeten Bashkitë të ngrenë shërbime të reja apo të zgjerojmë gamën e shërbimeve që ofrojnë, përfshirë këtu edhe ofrimin e shërbimeve rehabilituese dhe integruese për fëmijë me çrregullime të spektrit autik dhe aftësi të kufizuar?.
Deputetja e Partisë Socialiste Blerina Gjylameti shoqëruar nga nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Andi Seferi vizituan qendrën ?Të qëndrojmë së bashku?, duke ofruar angazhim maksimal për ofrimin e më shumë shërbimeve ndaj fëmijëve autikë.