RTV Ora - Ibrahimi: Dy procese që duhet ta kalojnë për ngritjen e SPAK

Ora News Lajme 2019-05-24

Views 0

#rtvora #tempora
Ndiqni emisionin e plotë këtu: https://youtu.be/AUVsDPNTR60
Kreu i KLP, Gent Ibrahimi në studion e emisionit "Tempora" foli edhe për ngritjen e SPAK. Sipas tij janë dy procese që duhet të kalojnë të gjithë kandidatët që do të jenë pjesë e këtij institucioni të drejtësisë.

Sonila Meço: Kur do ta kemi SPAK-un?

Gent Ibrahimi: Përgjigja për SPAK është pak komplekse sepse që Shqipëria të këtë një Prokurori të Posaçme me ato kompetenca, me atë status për anëtarët e kësaj zyre që parashikon kushtetuta dhe ligji do të duhet të konsumohen dy procese. Procesi i parë është ai që konsumohet brenda KLP. Ne kemi 27 kandidatë, do të verifikohen nëse këta kandidatë i plotësojnë kushtet. Pasi të sigurohemi që të gjitha kandidatët i plotësojnë kushtet ne vijojmë një proces të vlerësimit të meritës profesionale. Përpiqemi të kuptojmë punën e tyre, dosjen e tyre, mënyrën si kanë performuar, sa të aftë janë në hetim, sa të vendosur janë dhe në fund një nuancë që ka të bëjë me integritetin. Pasi ne bëjmë punën tonë, këta kandidatë duhet të kalojnë në vetting. Vetëm kur të dy proceset të mbarohen, për një pjesë të kandidatëve ne mblidhemi dhe themelojmë SPAK-un. Kushtetuta thotë që duhet të ketë 10 anëtarë. Ne momentin kur sigurohemi që kandidatët kanë performancën e duhur dhe vettingu për 10 anëtarë konsumohet atëherë ne krijojmë SPAK. Ka dhe pikëpamjëe të tjera. A mund ta krijojmë SPAK me më pak se 10 anëtarë?

Sonila Meço: Ka vend për interpretim?

Gent Ibrahimi: Ka vend për interpretim. Sepse në fund të fundit SPAK nuk është një organ kolegjial, që ti duhet të presësh edhe anëtarin e fundit. Është një shifër kushtetuese, por qëllimi i asaj shifre është që të sigurohet që kjo zyrë e rëndësishme të jetë i imunizuar nga çdo sulm politik që mund të marrë trajtën e gërryerjes së shifrave. Pra kurrsesi më pak se 10.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/ibrahimi-dy-procese-qe-duhet-ta-kalojne-ngritjen-e-spak

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS