Në pjesën e parë të "Mirëdita Mësuese", mësuese Anjeza Shatku trajton fjalët "vete" dhe "faleminderit". Dy fjalë që të gjithë i hasim shpesh në përditshmërinë tonë. Por sa saktë i shkruajmë ato? Mësuese Anjeza na tregon trajtat e sakta të përdorimit të këtyre fjalëve, por edhe rregullimin e gabimeve më të shpeshta që bëjmë në shqiptimin apo shkrimin e tyre.
Sa i përket huazimeve, mësuese Anjeza tregon gjegjëset në shqip të fjalëve "alternativë", "i paprecedent" dhe "konfuz"