http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Bashkimi Evropian shpreh shqetësim për situatën politike të krijuar pas djegies së mandateve, ndërsa rekomandon si zgjidhje të krizës, dialogun.Drejtoresha për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Evropian, Genoveva Ruiz Calavera gjatë ditës së dytë të qëndrimit të saj në Tiranë u takuar me ish-deputetë të opozitës.Menjehërë pas takimit, Delegacioni i BE në Shqipëri përmes një postimi në Twitter u kërkon palëve të bëhen bashkë.?Është koha që dy palët politike të bëhen bashkë për të mirën e vendit. Drejtoresha për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Evropian, Calavera Ruiz u takua me përfaqësues të opozitës për t?u njohur me qëndrimet e tyre për situatën politike në Shqipëri përpara përgatitjes së raportit të vitit 2019?.Ky apel vjen në kohën kur në Tiranë në datën 9 prill mbërrin zëvendës-ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Metthew Palmer. Ai pritet të zhvilloje takime me liderët politikë e shtetërorë për të diskutuar mbi krizën politike dhe mundësitë e zgjidhjes së saj.