Kryeministri Zoran Zaev është i vetëdijshëm për pakënaqësinë që investitorët gjerman e kanë nga Qeveria. Sipas tij Qeveria e socialdemokratëve përveç për biznesin, masat që i ndërmarrin janë edhe në drejtim të uljes së varfërisë. Investitorët gjerman në anketën e realizuar mes 200 anëtarëve të tyre punës së Qeverisë i dhanë notë ?zero? në sferën e ekonomisë. Ndonëse të dhënat për tremujorin e parë tregojnë realizim të dobët të investimeve kapitale, ndërsa edhe Banka Botërore e uli projektimin për rritjen ekonomike, kryeministri është optimist se do kemi vit të ekonomisë siç edhe paralajmëruan.