Cigaret elektronike, kërcenim serioz - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2019-05-24

Views 1

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Cigarja elektronike mbetet një kërcënim serioz për shëndetin për aq kohë sa në përbërjen e saj ka nikotinë. Ish-kreu i komisionit të shëndetësisë Petrit Vasili është i mendimit se çdo formë duhanpirje është e dëmshme dhe se asnjë mjek nuk do të rekomandonte përdorimin e nikotinës.Cigarja elektronike është një produkt që është bërë pjesë e një projektligji që Ministria e Shëndetësisë ka në diskutim. Por përdorimi i saj ka përfshirë ekspertët në një debat të gjerë në mbarë botën. Gjithsesi duke marrë në konsideratë kohën e shkurtër të hedhjes së saj në treg në disa vende, paqartësia që shoqëron, se ajo ka efekte më pak të dëmshme tek popullata nuk janë të bazuara në argumente shteruese.Organizata Botërore e Shëndetësisë e konsideron një lloj të dëmshme këtë produkt si duhani tradicional. Nga ana tjetër, Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk e rekomandon përdorimin e saj, madje e konsideron të dëmshëm, për të rinjtë, të rriturit, gratë shtatzëna që nuk e pinë duhanin.Nëse nuk jeni një përdorues  duhani, mos e nisni cigaren elektronike thuhet në kërkimet e kësaj qendre. Studimet tregojnë se nikotina mund të dëmtojë trurin e adoleshentëve për shkak të varësisë që krijohet prej saj.

Share This Video


Download

  
Report form