Një çift bashkëshortësh ka gjetur vdekjen në Pukë, si pasojë e flakëve të zjarrit. Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Breg, rreth orës 1 mëngjesit.
Viktimat, Petrit dhe Dava Ndoj po flinin në katin e dytë të banesës. Zjarri është pikasur nga i zoti i shtëpisë, 82-vjeçari Pal Gjoni. Ai sëbashku me 4 nipërit dhe bashkëshorten e paralizuar kanë mundur të shpëtojnë. Dëshmitarët tregojnë skena tmerri. Fëmijët, më i madhi 12-vjeç, janë hedhur nga kati i dytë për t'i shpëtuar flakëve.
Dy ambulanca kanë marrë me urgjencë të lënduarit, duke i transportuar drejt spitalit të Pukës.
Policia thotë se zjarri ra në dhomën ku ndodheshin dy viktimat. Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak është bërë shkëndija elektrike në rrjet.
Tv Klan