Momenti kur policia hedh gazlotsjellës ndaj banorëve te Bregu i Lumit

Report TV 2019-05-24

Views 0

Policia ka hedhur gazlotsjellës për të larguar protestuesit e Bregut të Lumit nga banesat e tyre. Shembja e shtëpive në kuadër të Bulevardit të Ri ishte parashikuar që të ndodhte ditën e djeshme, por për shkak të kundërshtimit me forcë nga ana e banorëve, fadroma u largua.

Edhe ditën e sotme, uniformat blu hasën sërish kundërshtimin e banorëve të cilët refuzonin që të linin shtëpitë e tyre. Nisur nga kjo, policia hodhi drejt tyre gazlotsjellës, ku mbetën të lënduar disa protestues. Këta të fundit janë dërguar në urgjencën e spitalit të Traumës.

Ndërkohë më herë, PD ka pasur një reagim lidhur me përdorimin e gazit lotsjellës në protestë, duke e cilësuar si një rast të paprecedentë.

Share This Video


Download

  
Report form