Report TV - Përplasjet në UBT, Shahini: Palët do ulen për të gjetur një dakordësi

Report TV 2019-05-27

Views 0

Nga komisioni i medias ministrja e Arsimit Besa Shahini ka komentuar përplasjet në UBT për ndërtimin e një shkolle 9-vjeçare. Duke theksuar nevojën që ka Tirana për shkolla të reja, Shahini tha Tirana është qyteti i vetëm në Shqipëri që ende bën mësim me dy turne.

Ndërsa bëri të ditur se lidhur me ndërtimin e shkollës 9-vjeçare, pritet që përfaqësues të UBT të ulen në një tryezë me kryetarin e Bashkisë Erion Veliaj dhe ministren e arsimit për të arritur një dakordësi.

?Konflikti në UBT na ka mërzitur me thënë të drejtën, për shkak se hapësira për të cilën po flasim është një pronë private, e cila është shpronësuar për shkak se nevojat për shkolla të reja në Tiranë janë shumë të mëdha. Tirana është një nga vendet e vetme në Shqipëri ku mësohet me dy turne, dhe që kjo të evitohet kanë filluar të ndërtohen shkolla të reja, dhe Bashkia Tiranë bën shumë mirë që bën këtë gjë. Tani, ajo çfarë duhet të bëjme, dhe do bëjmë është të ulemi të gjithë së bashku dhe të gjejmë një zgjidhje që UBT mos të ndihet që këtu është marrë një vendim pa u konsultuar me ta. Ne e kuptojmë që kjo është afër kampusit, por nuk është pjesë e kampusit. Dhe sot do kemi edhe një takim me rektorin, me disa nga udhëheqësit e universitetit, me kryetarin e Bashkisë, që ti japim drejtim kësaj?, deklaroi Shahini.

Share This Video


Download

  
Report form