#tvora #grabitjanerinas
Vëllai nuk pranon se Admir Murataj është organizatori i grabitjes së ndodhur dje në aeroportin e Rinasit ku u morën miliona euro.
"Organizatori nuk vritet, do interesohemi se kush janë shokët që e kanë lënë në rrugë. Ata që e kanë lënë në rrugë, Admirin. Organizatori ka ngelur i vrarë. Shokët nëse nuk i gjen policia do i gjejmë ne. Do interesohemi. Ai ishte një vegël"
Paraditen e sotme së bashku me familjarë të tjerë mes tyre dhe bashkëshortja e Admirit ishin sot në morg për të bërë identifikimin e kufomës.
Grabitja e miliona eurove nga avioni që ishte planifikuar të nisej drejt Vjenes u bë rreth orës 15:30, të 9 prillit, dhe nga përplasja me armë mbeti i vrarë njëri prej grabitësve që sot u konfirmua se ishte Admir Murataj.
Po a ishte ai organizatori i kësja grabitje spektakolare?
I vëllai e mohon duke thene se ishte vetëm një vegël ndërkohë që shumë detaje nga momenti i vrasjes së tij është i mbuluar me mister.
"Shokët do i njohim. Do interesohemi se kush janë. Ata që e kanë lënë në rrugë. Do e shohim sa organizator është ai është vegël.
Kur gazetari e pyet nese mendon se Admiri ishte tradhëtuar nga shokët ai përgjigjet: "Diçka duhet të jetë. Organizatori nuk vritet! Nuk dimë gjë për vrasjen por dimë që shokët e kanë lënë aty"
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz