Supergrabitja/ Shoqata e bankave për Report Tv: Ja pse Eurot dalin jashtë, jemi të riksuar

Report TV 2019-05-27

Views 2

Pas ngjarjes ku u grabitën 10 mln euro, Shoqata Shqiptare e Bankave në vend për Reoprt Tv ka sqaruar lëvizjen e shumave monetare jashtë vendit duke denoncuar edhe mungesën e sigurisë. Spiro Brumbulli sekretar i përgjithshëm i kësaj shoqate, ka pohuar se është absurde mungesa e sigurisë në një institucion si aeroporti ku është rasti i 5 që ndodh një ngjarje e tillë. Për Report Tv ai thotë se të grabiten paratë në barkun e avionit është absurde, ngjarje e cila mund të kishte percipituar edhe më e rëndë për shkak të mungesës së sigurisë, ku në avion ndodheshin 160 pasagjerë.

Eksperti Brumbulli ka thënë se duhet menjëhërë të merren masa, pasi transferimi i valutës është një procedurë e përhershme dhe kjo ka rrezik të madh nëse nuk merren masa për forcimin e sigurisë. Madje pas reagimit të agjencisë së fluturimeve të Austrisë, duke pezulluar transportin e parave është diçka negative pasi sipas praktikës, bankat valutën e transferojnë jashtë. Spiro Brumbulli ka sqaruar se kjo është një procedurë që përdoret nga sistemi banker, ku tepërica e shumave monetare transferohet në bankat korenspodente.

Ndërsa monedha vendase mbahet në Bankën e Shqipërisë, monedha e huaj transferohet në bankat korenspodente jashtë vendit e kjo për tu riinvestuar si dhe për tëevituar riskun nga kursi i këmbimit. Por gjithashtu këto para sipas brumbullit nuk mund të mbahet dot në banka.

Shoqata e Bankave ka thënë se për shkak të kësaj procedure të lëvizjes së parave ndihet e riskuar dhe paratë që grabiten janë kursimet e klinetëve dhe bizneseve. Ngjarje të tilla sipas ekspertit Brumbulli ndikojnë negativisht në klimën e bizneseve.Shoqata e bankave në vend ka kërkuar shtimin e elemntëve të sigurisë gjatë transferimit të parave.

Share This Video


Download

  
Report form