http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Per here te pare ne zgjedhjet lokale do te kontrollohen financimet e kandidateve per kryetare bashkie, krahas financave te partive. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi tre akte qe lidhen me paratë qe partite politike shpenzojnë ne fushatën elektorale, akte te cilat sipas kryetarit te KQZ Klement Zguri synojnë te zbatojnë rekomandimet e OSBE/ODIHR ne kushtet kur reforma zgjedhore nuk është miratuar.Në zgjedhjet e ardhshme vendore, nuk do raportojnë vetëm partitë politike për financat e fushatës, por edhe kandidatët për kryetarë bashkie. Kjo do të thotë më shumë transparencë, më pak informalitet, më shumë barazi dhe më shumë ndershmëri në konkurrim.Zguri është shprehur i bindur se zgjedhjet lokale do te shënojnë përmirësime ne drejtim te transparencës financiare te partive politike.Por ne nje kohe qe 21 prilli shënon afatin e fundit per regjistrimin e partive qe do te marrin pjese ne zgjedhje; deri me tani pranë KQZ pjesëmarrjen ne garën e 30 qershorit nga partitë parlamentare e ka konfirmuar vetem Partia Socialiste.