http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Lideri i opozitës Lulzim Basha nuk tërhiqet nga kërkesa për zgjedhje pa Edi Ramen kryeministër. Nga Vlora, Basha ka deklaruar se për opozitën nuk ka kthim pas.Lulzim Basha: ?E pra më lejoni të them këtu para jush, qartë e prerë, se nuk ka, as nuk ka për të pasur asnjë çedim nga objektivat e Partisë Demokratike të sanksionuara nga djegia e mandateve. Djegia e mandateve është hapi më moral, politik dhe legjitim. Nuk ka kompromis dhe dialog me Edi Ramën. Largimi i Edi Ramës është kusht i panegociueshëm i Partisë Demokratike dhe i opozitës së bashkuar.?Sipas Bashes Partia Demokratike ka sot mbështetjen me te madhe e është gati te fitoje zgjedhjet e përgjithshme, duke shpalosur kështu edhe vizionin e se djathtës për qeverisjen e vendit.?Plani ynë për pensionin minimal në krye të katër vjetëve jo më pak se 250 mijë lekë të vjetra në muaj, plani ynë për dyfishimin e ndihmës ekonomike dhe për t?i arkivuar sirenat e urisë në arkivat e zeza të Edi Ramës dhe të bandës së tij hajdute, plani ynë për të kthyer Shqipërinë plot me resurse në zemër të Europës, Shqipërinë e pasur, por të vjedhur, jo në një mallkim, por në një bekim për çdo vlonjat, për çdo shqiptar.Ndërkaq Basha ka ftuar vlonjatet ti bashkohen protestës se 13 prillit para kryeministrisë, për te larguar Edi Ramen nga pushteti.