Aktori i njohur i humorit Alex Seitaj i cili është bërë tepër i njohur me personazhin e Vezires tregoi në studion e "Rreze Dielli" se si ka lindur ky personazh dhe pse është bërë kaq i dashur për publikun e gjerë. Alexi na rrëfeu gjithashtu se si e luftoi depresionin dhe cili është çelësi që sot ndihet mirë dhe pozitiv.