Sugjerimi i javës: Libri “As të parët, as te fundit” nga Esther Perel

RrezeDielliOfficial 2019-05-27

Views 12

?As të parët as të fundit? një libër nga amerikania Esther Perel, i përshtatur në shqip nga Artan Miraka është libri që sugjerojmë këtë javë në ?Rreze Dielli?
Po ta përshkruanim librin me një fjali do ta quanim si një lexim të detyruar për të gjithë ata të cilët kanë tradhtuar, janë tradhtuar apo thjesht kanë nevojë për një strukturë të re mendore dhe emocionale me të cilën të kuptojnë lidhjet.
Ky libër nuk flet vetëm për mosbesnikërinë. Aferat na mësojnë shumë për
marrëdhëniet: çfarë presim, çfarë mendojmë se duam dhe çfarë na duket e
drejtë. Ato janë një dritare unike nga mund të shihen qëndrimet tona
personale dhe kulturore mbi dashurinë, epshin dhe besnikërinë.
Autorja do të nxisë një bashkëbisedim mes jush dhe të dashurve tuaj për çështje
të tilla si besnikëria dhe mirëbesimi, dëshira dhe përmallimi, xhelozia dhe
posesiviteti, sinqeriteti dhe falja. Ju nxis të pyesni veten, të flisni për ato që
nuk thuhen dhe të mos keni frikë të përballeni me korrektësinë seksuale dhe
emocionale.
Esther Perel, autorja e librit ?As të parët, as të fundit? është psikologe dhe autore e librave të shumëshitur, e sot njihet si zë me ndikim në fushën e marrëdhënieve dhe të lidhjeve moderne. Ajo flet rrjedhshëm nëntë gjuhë të huaja, drejton një klinikë psikoterapeutike në NjuJork dhe punon si këshilltare e jashtme për disa nga shoqëritë më të mëdhanë
botë. Perel është botuar në The Neë York Times, The Ëashington Post, The ËallStreetJournal, Le Monde, The Guardian, The Neë Yorker dheVogue

Share This Video


Download

  
Report form