stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD; Qytetarët e Tiranës duhet të paguajnë 50 Lekë të reja, nëse u bie rruga nga Astiri e duan të kalojnë nga njëra anë e rrugës në tjetrën. Kësaj takse nuk i shpëtoi as grupi i xhirimit i ?Stop?. Kur e pyet rojen-taksidar, se përse duhet paguar kjo shumë, ai thotë, se është tokë private.
Qytetarët thonë, se nuk kanë alternativë tjetër, pasi shteti nuk ka investuar në rrugë e kështu duhet të paguajnë për të kaluar. Pronari i subjektit shprehet, se për këtë pronë, ka certifikatë pronësie ndaj mund të bëjë çfarë të dojë.
Stopi-Si kalove?
Roja-Mirë! Si je ti?
Stopi-Sa është mo?
Roja-Pesëqind!
Stopi-Për çfarë është kjo taksa këtu?
Roja-Mirëardhshi!
Stopi-Për çfarë është kjo pagesa?
Roja-Sepse është pronë private!
Stopi-Pronë private, nga një krah në krahun tjetër?
Roja-Po!
Roja-Është pronë private, ka një tabele atje??
Pronari, tha do vendosë taksë pasi është tokë e tij dhe e shfrytëzon si të dojë.
?Unë kam një tokë që është pronë e imja, dhe e shfrytëzoj si të dua. Këtu nuk ka projekt rrugë unë të them që e kam shtruar rrugën vetë nga fillim në fund. Normal që do ve taksë, se jap një shërbim dhe me licencë. E kam parkim, lokal, biznes të hapur?.