Kandidati për president i mbështetur nga pushteti Stevo Pendarovski në tubimet në Haraçinë dhe Gazi Babë tha se koncepti i tij si president është që shoqëria të jetë e pajtuar mes vete. Pendarovski tha se të bashkuar brenda, hapen dyert për integrimet euroatlantike. Tha se si president do t?i përfaqësojë interesat e të gjithë qytetarëve pa dallim të përkatësisë etnike, politike apo fetare.