Basha: Nuk ka kompromis me endrren tone

RTV KLAN 2019-05-27

Views 0

Me fotot e protestës të 13 Prillit Lulzim Basha, në rrjetet sociale ka shpallur fundin e qeverisë Rama që ai e cilëson si  qeveria-bande e kapur duke vjedhur zgjedhjet me kriminelët.

?Ky është fundi i qeverisë-bandë të kapur duke vjedhur zgjedhjet me kriminelët, kërcënimi nr.1 për demokracinë, sigurinë, mirëqenien. Nuk ka kompromis me ëndrrën tonë ?E duam Shqipërinë si gjithë Europa?, me standardet europiane për zgjedhje të lira, drejtësi dhe ekonomi të lirë!?

Ndërsa sekretari i përgjithshëm i demokrateve në përgjigje të deklaratave të 2 ministrave të kabinetit Rama e cilëson qeverinë si te vetmin grupim antikushtetues.

?Në Shqipëri ka vetëm një grupim antikushtetues dhe me pushtet të paligjshëm politik. Ky grupim është banda e Edi Ramës, i cili e ka blerë pushtetin me paratë e pista të krimit të organizuar. Dalja nga vrimat e miut ku ishin fshehur dje e dordolecëve të vjetruar, injorantë dhe komunistë si Sandër Lleshaj apo kukullave të fituara në bixhoz si Etilda Gjonaj, tregon frikën që i ka hyrë në palcë kryehajdutit nga bashkimi më i madh popullor kundër tiranisë së krimit dhe korrupsionit".

Partia Demokratike publikoi edhe një video që sipas saj tregon dhunën e ushtruar nga policia ndaj një 26- vjeçari protestues. Sipas selisë blu, nga dhuna nga e policisë në protestën e djeshme mbeten të lënduar 15 protestues dhe një gazetare nga përdorimi i gazit lotsjellës.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form