Reshjet e shiu kanë vijuar edhe ditën e sotme në kryeqytet, me intensitet akoma më të lartë, duke sjellë përmbytje në zonën e Kombinatit.
E gjithë rruga pranë zyrave të UKT është përmbytur pas reshjeve të dendura duke sjellë vështirësi për kalimin e kalimtarëve dhe automjeteve.
Ndërkohë mësohet se 2 automjete janë prishur si pasojë e futjes së ujit në motor.